SYRI TV/ Kryeministri Edi Rama njofton rritje pensionesh, Inflacioni 2015-2024 i rrëzon propagandën
Kryeministri Edi Rama njoftoi të moshuarit se duke nisur nga janari i vitit të ardhshëm, pensionet do të rritet me rreth 6 përqind. Por teksa kryeministri propogandon rritje pensionesh, shifrat rrëzojnë fasadën e qeverisë. Gjatë dhjetë viteve të fundit, inflacioni në vend ka pasur një rritje totale prej 33 përqindësh. Referuar pensioneve aktuale, ato janë rreth 25 përqind më të ulëta në fuqinë blerëse sesa do të duhej të ishin nëse do të ishin indeksuar plotësisht me inflacionin gjatë viteve 2015–2024.
Syri tv
Kryeministri Edi Rama e nisi ditën duke njoftuar të moshuarit për rritje të pensioneve, duke nisur që nga viti i ardhshëm. Vetëm për vitin e ardhshëm, të gjitha kategoritë e pensioneve, sipas të shifrave të Kryeministrit, pritet të kenë një rritje mesatare prej 6 përqindësh. Konkretisht, pensioni urban do të rritet me 6.58%, pension i pjesshëm urban do të rritet me 5.05%, pensioni rural me 8.7%, pensioni familjar me 6.4% dhe pensioni invaliditetit me 3%. Përtej propagandës së Kryeministrit, shifrat që ai u prezanton pensionistëve, nuk kompesojnë as inflacionin e dhjetë viteve të fundit.
Nga një analizë e Syri tv, rezulton se nga viti 2015 deri në vitin 2024, inflacioni në Shqipëri është rritur mestarisht 2.9% çdo vit, ndërsa norma kumulative e inflacionit është rritur me 33% përqind për dhjetë vjet, pra, çmimet janë rritur me një të tretën gjatë kësaj periudhe. Dhe sipas të dhënave, vetëm për të kompesuar inflacionin prej 33 përqindësh në dhjetë vitetet e fundit, pensioni urban do të duhet të ishte në vlerën e 36 mijë lekëve nga 27 që është aktualisht. Pensioni urban i pjesshëm do të duhet të ishte në vlerën e 21 mijë lekëve nga 15 mijë e 800 që është aktualisht, pensioni rural dhe ai familjar do të duhet të ishin 15 mijë lekë nga 11 mijë e 500 që janë aktualisht. Edhe pensioni i invaliditetit duhet të ishte në vlerën e 26 mijë lekëve nga 20 mijë që është aktualisht. Kjo do të thotë se pensionet aktuale janë rreth 25% më të ulëta në fuqinë blerëse sesa do të duhej të ishin nëse do ishin indeksuar plotësisht me inflacionin gjatë viteve 2015–2024.