Tuneli Llogarasë, Gjokutaj: Mbrëmë, në gjumë edhe Bela edhe KM raportohet se belbëzonin fjalë, Llogarai, Llogarai, maskarai
Avokati i njohur Genc Gjokutaj ka postuar një shënim në faqen e tij në facebook ku komenton zhvillimet e funit pas nisjes së hetimeve për tunelin e Llogarasë.
Duke ironizuar sjelljen e Kryeministrit dhe zëvendëses së tij, ai shkruan se, “mbrëmë natën në gjumë edhe Bela edhe KM raportohet se belbëzonin të njëjtat fjalë: Llogarai, Llogarai, maskarai!”.
Mesazhi:
Ky është tuneli i Llogarasë gjatë ndërtimit!
Ne kohën kur u projektua dhe po ndërtohej u godit Opozita dhe u arrestua Lideri i saj!
Kur përfundoi së ndërtuari dhe u hap ky tunel u thirr në SPAK si e pandehur Zv/Kryeministerja! Kanë firuar nja 50 milionë €!
Pastaj po ky tunel me gjasë do të rrisë pensionet!
Ky tunel anuloi edhe vizitën e KM në Bruksel!
Çfarë misteri fshihet në të?
Mbrëmë natën në gjumë edhe Bela edhe KM raportohet se belbëzonin të njëjtat fjalë:
Llogarai, Llogarai, maskarai! G