Skandali në Komisionin e Ligjeve, Strazimiri: Opozita kërkon dëgjim publik, socialistët thyejnë rregulloren
Deputeti i PD, Gent Strazimiri, ka reaguar mbi procesin e fundit në Komisionin e Ligjeve të Kuvendit, duke e cilësuar si një manipulim të rëndë të rregullores dhe të interesit publik.
Strazimiri vë në dukje se, pavarësisht kërkesës së opozitës për të zhvilluar senacë dëgjimore dhe përfshirjen e shoqatave dhe grupeve të interesit, socialistët në komision e rrëzuan kërkesën me votë.
Ai kujton se Neni 36 i Rregullores së Kuvendit e detyron komisionin të zhvillojë dëgjime të tilla nëse një e treta e anëtarëve e kërkojnë me shkrim kërkesë kjo që opozita kishte depozituar në kohë, por që nuk u mor parasysh.
Postimi:
Gra dhe burra të këtij vendi,
Socialistë e demokratë, monarkistë a republikanë qofshi, besimtarë a jo besimtarë qofshi, klerikë a anti-klerikalë qofshi:
Në këtë, moment në Komisionin e Ligjeve të Kuvendit, po gatuhet një ligj që, veç jush, do të njohë ligjërisht
* edhe "jo gratë",
* edhe "jo burrat",
* edhe "as gra e as burra"
si GJINI MË VETE!!!!
KËRKESËS SË OPOZITËS për të dëgjuar në senacë dëgjimore edhe shoqatat e grupet e interesit, "socialistët" e komisionit e rrëzuan "me votë".
E rrëzuan megjithëse Neni 36 i RREGULLORES SË KUVENDIT,
* E DETYRON KOMISIONIN TË ZHVILLOJË SENACA DËGJIMORE nëse 1/3 e anëtarëve e kërkojnë me shkrim, gjë që e kërkuam dhe depozituam në kohë!!!!
Gjumë të ëmbël të gjithë sa jeni!
E shihni kur të zgjoheni se çfarë kanë bërë...
KAQ!