Vrasja e Elvis dhe Fatmira Dedës, rrëfehet Matilda: S’komunikoja me ta prej ’97! Si e mora vesh vdekjen e vëllait

Matilda Habilaj, vajza e Fatmira Dedës dhe e motra e Elvis Dedës, ka rrëfyer për vrasjen e nënës, si edhe vëllait të saj në dosjen “Plumbi i Artë” në GJKKO.

Ajo ka rrëfyer para togave të zeza se me nënën e saj dhe të vëllain nuk kanë pasur komunikime prej vitit 1997, duke theksuar se s’ka qenë në dijeni se me çfarë është marrë Elvisi.

“Mesa di ka shkuar në Itali për herë të parë. Nuk e di ca ka ndodhur aty me Loshen, por ka shkuar në Holandë e më pas në Belgjikë”, deklaroi e motra e viktimës, duke shtuar se Elvisi ishte shumë i lidhur me të ëmën, Fatmirën.

Dëshmia në GJKKO:

Matilda Habilaj: Kemi lindur në Kavajë, por më pas kemi jetuar në Durrës. Loshja është vëllai im Ervis Dede. Nuk kam patur dijeni se cfarë është marrë vëllai im

Komunikimi im me vëllanë e mamin u stopua në 1997.

Mesa di ka shkuar në Itali për herë të parë. Nuk e di ca ka ndodhur aty me Loshen, por ka shkuar në Holandë e më pas në Belgjikë.

Në 2008 kam mësuar se është kthyer në Shqipëri.

Për vdekjen e vëllait tim, unë isha në kurs, jap mësime në gjermanisht. Në 10 të darkës me telefonuan, më thanë për Loshen.

Unë kam shkuar më vonë për 1 muaj në Gjermani.

Kam pasur vetëm një telefonatë me nënën time pas ngjarjes. Unë s’isha pjesë e ceremonisë, pasi nuk i njihja njerëzit. I dhashë kohë vetes sime. Kur po mendoja që të vija tek mami, ndodhi ajo që ndodhi në 2012.

Në 1997 unë i shkëputa të gjitha marrëdhëniet. Unë mora rrugën e shkollës, ai tjetër.

Po të ishte Loshka gjallë, ata që e kanë vrarë mamin, nuk kanë pasur shanse të prekin një fije floku. Vëllai ishte shumë i lidhur me mamin.

Mamin në mënyrë makabre e ekzekutuan për ca para të vogla. Mesa kam parë në media, mami im është vrarë për 12 mijë euro.

Shtetasin Besnik Dedja e njoh ai dajën e Loshës. Edhe i imi është, por unë nuk kam pasur asnjë marrëdhënie me ta, që në vogëli.