SPAK kërkoi 5 vite burg/ Bllako: Kur është kryer vlerësimi i ofertave, shpallja dhe fituesi i koncesionit, s’kam qenë në detyrë

Teksa në pretencën e tij, Prokurori i Posaçëm, Dritan Prençi ka kërkuar 5 vite burg për ish Sekretarin e Përgjithshëm të Ministrisë së Mjedisit, për incineratorin e Tiranës, Alqi Bllaku në dëshminë e tij para togave të zeza në GJKKO, ka deklaruar se në vendimin e arsyetuar nuk gjenden veprimet e ligjshme apo të paligjshme, gjatë detyrës që ka ushtruar si  sekretar i përgjithshëm.

Sipas Bllakos, akuza e ngritur ndaj tij nga SPAK, nuk është bërë mbi bazën e një analize, ndërsa ia ka faturuar këtë, Klodian Zotos, që për ish-zyrtarin e Ministrisë së Mjedisit, ka pasur marrëdhënie të drejtpërdrejtë me anëtarët dhe kryetarët e komisionit të vlerësimit të ofertave.

Më tej thekson Bllako në dëshminë e tij, kur është kryer vlerësimi i ofertave, shpallja dhe fituesi i koncesionit, ai nuk ka qenë në detyrë si sekretar i përgjithshëm.

Në vendimin e arsyetuar nuk gjenden veprimet e ligjshme apo të paligjshme që unë kam bërë si sekretar i përgjithshëm.

Sektretari i përgjithshëm ka zero rol në përcaktimin kontratës së koncesionit. Këtë të drejtë për hartimin dhe zhvillimin vetëm anëtarëve të këtij koncesioni.

Korrupsioni pasiv është ngritur ndaj meje pa u bërë asnjë analizë. Klodian Zoto ka pasur marrëdhënie të drejtpërdrejtë me anëtarët dhe kryetarët e komisionit.

Kur është kryer vlerësimi i ofertave shpallja dhe fituesi i koncesionit, unë nuk kam qenë fare në detyrë si sekretar i përgjithshëm.

Nuk ka pasur as urdhër të ministrit për sekretarin për mbikëqyrjen e projektit. Sa i takon punësimit të zotit Bezhani pranë kompanisë së Klodian Zotos, në nëntor kur filloi punë nuk ishte lidhur kontrata me inceneratorin e Elbasanit dhe as kontrata me inceneratorin e Fierit.

Mua me zotin Bezhani nuk më lidh asgjë dhe kur kam filluar punë në këtë ministri e kam gjetur aty. Kërkoj të shpallem i pafajshëm. I kërkoj gjykatës të mbajë parasysh edhe gjendjen time familjare, sidomos të njërit prej fëmijëve ku sipas mjekëve mungesa e babait po rëndon gjendjen e tij.

Gjykata e Posaçme është tërhequr për vendim, i cili do të shpallet në orën 13.30