", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2025/November/04/auto_shba-polici1762249971.jpg", "width": 900, "height": 560 } }

VIDEO/ Ngjarje shokuese në SHBA, polici vret me plumb në kokë 27-vjeçarin që kishte marrë peng vëllanë e tij dhe e kërcënonte me thikë

Një ngjarje e paprecedentë dhe shokuese ka ndodhur në SHBA gjatë fundjavës, kur një oficer policie u detyrua të qëllonte me plumb në kokë për vdekje një 27-vjeçar që nuk pranoi të dorëzohej teksa i bëhej thirrje që të lëshonte vëllanë e vogël 7-vjçar të tij, që e kishte marrë peng dhe e kërcënonte me jetë.

Thirrja për ndihmë u bë nga vetë familjarët e 2 vëllezërve në Florida, teksa oficerët ndërhynë dhe gjetën Mario Comazzo me një thikë në dorë, helmetë motori në kokë dhe që kërcënonte të vëllanë e mitur.

Pamjet janë filmuar nga kamera e trupit e vetë efektivit. Videoja fillon me zëvendëssherifin 25-vjeçar të Qarkut Hillsborough, Anthony Gonzalez, i cili i bërtet 27-vjeçarit Mario Comazzo që të lëshojë thikën dhe ta lërë të lirë vëllanë e tij 7-vjeçar.

Kur 27-vjeçari nuk iu bind lutjeve, oficeri e hapi derën me shqelm, me kameran që regjistroi Comazzon, i cili mbante një helmetë, duke e mbajtur vëllain e tij më të vogël në kokë.

Pastaj, pasi i bërtiti disa herë “hidhe thikën ose do të të vras”, oficeri Gonzalez e qëlloi 27-vjeçarin një herë, duke e goditur në kokë.

Pas të shtënave, oficeri i policisë e largoi djalin dhe 27-vjeçari u dërgua në spital, ku vdiq disa orë më vonë. Pas incidentit, polici Gonzalez u vu në pezullim të detyrueshëm, deri në përfundimin e hetimit të çështjes.