Cakaj: Gjykata Kushtetuese i dha shuplakë institucioneve! Nga Bashkia te Presidenti, të gjithë në paligjshmëri

I ftuar në emisionin “Kafe Shqeto”, Muharrem Cakaj, anëtar i Komisionit Rregullator në KQZ, komentoi vendimin e Gjykatës Kushtetuese për zgjedhjet në Tiranë, duke e cilësuar atë si një “shuplakë të fortë” për institucionet e shtetit.

Sipas tij, ky vendim ekspozoi paligjshmëritë e një vargu institucionesh, nga Këshilli Bashkiak i Tiranës e deri te Presidenti i Republikës. Cakaj theksoi se as Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve dhe as Komisioni Rregullator nuk vepruan në përputhje me ligjin, pasi duhej të pezullonin çdo vendimmarrje gjatë procesit gjyqësor.

Ai e vlerësoi vendimin e Gjykatës Kushtetuese si një hap që “riktheu shtetin në shinat e së drejtës”, por paralajmëroi se sfidat reale sapo kanë filluar. “Nuk keni parë asgjë akoma,” u shpreh Cakaj, duke ngritur alarmin për ndryshimet e reja në Kodin Penal dhe nevojën që opozita të marrë përgjegjësinë për t’i shqyrtuar me kujdes në Kuvend.

Pjesë nga deklarata:

Mendoj që sigurisht do shikojmë dhe vendimin e zbardhur të Gjykatës Kushtetuese, por unë mendoj që Gjykata Kushtetuese i ka dhënë një shuplakë të fortë të gjithë institucioneve duke filluar nga Këshilli Bashkiak, qeveria, presidenti, së bashku me shpurën e vet. Dhe normalisht i ka, i ka nxjerrë në paligjshmëri.

Gjithë stafi juridik i presidentit. Nuk, nuk përmend asnjë emër të veçantë. E përmend emrin e Rusmalit se doli dhe Rama ta mbronte që është kokë e madhe e jurisprudencës.

Gjykata Kushtetuese i ka dhënë një shuplakë të fortë edhe komisionerit shtetëror për zgjedhjet, edhe komisionit rregullator ku unë bëj pjesë, meqënëse nuk e mori dhe nuk u ngrit në lartësinë e detyrës dhe nuk e mori vendimmarrjen. Pra, minimalisht të lexonte ligjin dhe të përmendte argumenta ligjorë, administrativë dhe kushtetues. Të hapte të lexonte ligjin. Nëse një çështje është duke u gjykuar në një organ gjyqësor, thotë neni 66 i kodit të procedurave administrative, automatikisht organi administrativ e pezullon vendimmarrjen. Dhe këtë kërkuam unë bashkë me kolegën Vokshi. E pezullon derisa të shprehet. Dhe jo më vonë se tre ditë Gjykata Kushtetuese e pezulloi vendimmarrjen e... për... për... fuqinë e dekretit në mënyrë të pjesshme për zgjedhjet e Tiranës. Dhe më pas e shfuqizoi.

Kështu që unë mendoj që në këtë kontekst vendimi i Gjykatës Kushtetuese ishte i drejtë dhe të paktën për rastin konkret e solli shtetin në shinat e së drejtës. Në lidhje me debatin që po bëjnë dy folësit në këtë...

Mendimi im personal është që, ja në lidhje me çështjen e paraburgosurve, mendimi im personal është që, Kodi Penal dhe Kodi i Procedurës Penale është... është korrekt, por ka një qasje të organit të prokurorisë, të organit të institucionit të ngarkuar nga shteti me përfaqësimin e akuzës penale, qasje ëh mund të themi represive.

Por, ajo çfarë duhet të na shqetësojë ne të gjithë është çfarë po vjen në horizont, ai kodi i ri penal. Çfarë po vjen?

Pra nuk keni parë asgjë akoma. Është momenti aktual për ta thënë. Çfarë po vjen? Kështu që këtu duhet të përqëndrohemi, këtu duhet të fokusohemi të gjithë profesionistët e lirë, por të gjithë, veçanërisht opozita sepse ajo ka votat dhe e voton ose nuk e voton në kuvend.

Atëherë, e fundit, Veliaj çfarë duhet të bëjë nga ky moment? Është opsion dorëheqja, është opsion fitorja?