GJK i dha të drejtë Veliajt/ Avokati Hoxha: Ndërpreu një precedent të rrezikshëm, riktheu në binarë shtetin e së drejtës!

Avokati Arbër Hoxha e cilëson një rikthim në shtetin e së drejtës, vendimin e Gjykatës Kushtetuese, lidhur me rastin e kryebashkiakut të arrestuar të Tiranës, Erion Veliaj, i cili u shkarkua me vendim të Këshillit të Ministrave.

I ftuar në emisionin Kafe Shqeto në Syri Tv, Hoxha tha se me vendimmarrjen e së hënës, Kushtetuesja tregoi integritet, duke rikthyer në detyrë Veliajn.

Por ajo çfarë Hoxhën e bën skeptik është fakti se Kushtetuesja duhet të kishte dalë me vendim unanim për rastin e Veliajt, pasi ngjashëm me kryebashkiakun e arrestuar të Tiranës, edhe Komisioni i Venecias i ka dhënë të drejtë një kryebashkiaku në Turqi, sa kohë që ndaj zyrtarëve nuk ka një vendim të formës së prerë.

Seanca e 31 tetorit  dhe vendimmarrja e Gjykatës Kushtetuese për Veliajn, ishte i pritshëm. Duhet thënë që GJK tregoi integritet, tregoi që është ndër të vetmit institucione të pakapura nga Këshilli i Ministrave.

GJK tregoi integritet u shpreh me vendim shumice, që e ktheu Veliajn në detyrë. Ktheu legjitimitetin e shtetit dhe kushtetutshmërinë e vendit. Prisja një vendim unanim në raport me Veliajn.

A është shkelur kushtetuta për shkarkimin e një kryetari bashkie, patjetër që po. Të gjitha shkeljet kushtetuese e jo vetëm u konstatuan nga GJK dhe u kthye shteti në binarët e së drejtës, fituan jo vetëm qytetarët e Tiranës por u ndërpre edhe një precedent i rrezikshëm.

Veliaj është i akuzuar dhe s’është i dënuar, secili ka prezumimin e pafajësisë. Ai është i dyshuar dhe i pandehur. I është prerë rruga një precedenti të rrezikshëm. Nëse në zgjedhjet e ardhshme e fiton opozita dhe prokuroria i cakton një masë e Këshilli i Ministrave i ndërpret mandatin. Këtë se thotë vetëm GJK por edhe ‘Venecia’ në rastin e një kryebashkiaku në Turqi.