", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2025/November/04/auto_PKK3WEBBEBKUVGRUX5KIZI7ZF41762243874.avif", "width": , "height": } }

Kevin De Bruyne reagon pas operacionit: Rikuperimi tashmë ka nisur

Fillimi i aventurës së Kevin De Bruyne te Napoli ishte premtues, por ‘ylli’ belg ka marrë një goditje të rëndë. Gjatë fitores 3-1 ndaj Interit, ku ai shënoi nga penalltia, mesfushori pësoi një dëmtim të rëndë në kofshën e djathtë dhe pritet të mungojë rreth katër muaj. Ky është një lajm i trishtë për napolitanët, të cilët do të duhet të përballen pa të në pjesën më të vështirë të sezonit.

Napoli, i cili pritet të jetë në garë për kualifikim në Champions, humbet një nga lojtarët më krijues në kontinent. De Bruyne ishte protagonist edhe në fitoren 2-1 kundër Sportingut, duke dhënë dy asistime për golat e Rasmus Højlund. Mesfushori 33-vjeçar u operua me sukses dhe ka nisur fazën e rikuperimit. Përmes një mesazhi në rrjetet sociale, ai qetësoi tifozët:

“Përshëndetje të gjithëve. Siç e dini, do të jem jashtë për pak kohë. Lajmi i mirë është se operacioni shkoi perfekt. Rikuperimi im tashmë ka filluar! Faleminderit për të gjitha mesazhet!” – shkroi belgu, duke sinjalizuar rikthim në fushë në vitin 2026.

Mungesa e tij do të ndihet rëndë, por De Bruyne mbetet i vendosur për t’u kthyer më i fortë. Napoli, ndërkohë, duhet të gjejë zgjidhje të tjera për të mbajtur ritmin në kampionat dhe Evropë gjatë kësaj periudhe sfiduese.

View this post on Instagram

A post shared by Kevin De Bruyne (@kevindebruyne)