VIDEO/ GjK e la në detyrë, simpatizantët dhe mbështetësit e Veliaj fillojnë festën...
Pas vendimit të sotëm të Gjykatës Kushtetuese, ku rrëzoi vendimin e qeverisë shqiptare për të shkarkuar kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, si dhe dekretin e presidentit Bajram Begaj për zgjedhjet lokale të pjesshme lokale në 9 nëntor, në ambjentet e paraburgimit të Durrësit ka plasur festa me shampanjë dhe fishekëzjarri.
Nga pamjet e ardhura në redaksinë e SYRI-t, dallohet se fishekzjarret kanë shpërthyer mbrëmjen e sotme, pranë paraburgimit në Durrës, pak pasi Gjykata Kushtetuese njoftoi zyrtarisht vendimin e saj.
Ky vendim i Gjykatës Kushtetuese është analizuar nga faktorët politikë dhe jo vetëm, si ndikim i Edi Ramës, pasi të gjitha të dhënat tregojnë se do ta humbiste Bashkinë e Tiranës nëse zgjedhjet do të zhvilloheshin tani.