'SPAK në pikën e diskretitimit maksimal'/ Bushati: Çështjet si ‘tuneli i Llogarasë’ rrezikojnë të degradojnë hetimet...

Analisti Andi Bushati vë në dyshim teoritë që flasin për një ndikim të drejtpërdrejtë amerikan ndaj zhvillimeve politike në Shqipëri, duke nënvizuar se kur Uashingtoni do të ndërhyjë e bën hapur dhe pa mëshirë, shembull ai përmend rastet me Albin Kurtin. Në studion e ‘Çim peka Live’, Bushati tha se për çështjet që prekin zyrtarë të pushtetit të Ramës, nuk shihet një goditje politike nga Shtetet e Bashkuara, dhe pikëpyetjet mbeten: nëse nuk është Amerika pas tyre, pse këto hetime po trajtohen ashpër apo inkonsistent? Ai paralajmëron gjithashtu rrezikun që dosjet e mëdha, si tuneli i Llogarasë, të “degradojnë”, pra të përfundojnë si çështjet e inceneratorëve, nëse nuk vijojnë me transparencë dhe prova të qarta; Bushati shpreh gatishmërinë ta përgëzojë SPAK-un vetëm nëse arrin të vërtetojë përgjegjësitë.

Andi Bushati: Nuk mund të ishte veçuar vetëm me SPAK. Pra, amerikanët dinë të jenë kur duan, harbutë, arrogantë, ta plasin në fytyrës. Albin Kurtit s'i kanë kapur asnjë çështje, po i dalin çdo tre muaj, për mua pa të drejtë me të drejtë dhe duke i thënë ti s'bën, ty do të pezullojnë. Pra, kur duan ka dhe qëndrim politik.

Kurse këtu, ne nuk kemi parë asnjë shenjë që të ketë goditje politike nga Uashingtoni në drejtim të Ramës. Atëherë pse kur nuk e godasin edhe publikisht politikisht, ka frikë Amerika nga Rama që po i hap një çështje ku është i përzier te tuneli? Se duhet të ketë koherencë kjo. Në qoftë se themi është Amerika mbrapa, pse qenka Amerika mbrapa?

Ne për këtë po debatojmë. Ti thua që është në pikën më të lartë. Unë them, është në pikën e diskreditimit maksimal. Dhe për të mbrojtur pozicionet tona, ne sjellim fakte për të vërtetuar këtë. Kurse ti këtë ma merr për fakt, që është në pikën më të lartë.

Sot, se kështu e nisëm, kështu e nisëm, duket sikur ka goditje. Do mblidhemi dhe do jemi prapë këtu në këtë studio, dhe në qoftë se ju do më thoni, jam i kënaqur se si SPAK-u na e zbardhi kush ka vjedhur te tuneli i Llogarasë, unë do ju shtrëngoj dorën dhe do ju them bravo të qoftë, paskeni pasur ju të drejtë. Por kam frikën se do degradojë si çështja e inceneratorit, kur do e hajë dikush tjetër dhe dimë te tuneli i Llogarasë, dimë se kush është? Kush është shoku i Erdoganit. Tani, po e hëngri njëri tjetër, prapë kemi drejtësinë e regjisë.