VIDEO/ Ja dokumenti, Këlliçi: Në ministrinë e Ballukut po manipulohen provat për tunelin e Llogarasë
Gjatë debatit në studion e ‘Çim Peka LIVE’, deputeti i PD-së, Belind Këlliçi ka paraqitur një dokument dhe sipas tij, ky material fakton se, në ministrinë e Belinda Ballukut po manipulohen provat për skandalin e tunelit të Llogarasë.
‘Më lejo ta bëj konkrete. Pse është gabim dhe pse do të duhet të kishte masë për Belinda Ballukun. Ky është dokumenti që u bë publik ditën e premte, është pikërisht leja e ndërtimit, leja e dhënë me kusht në këtë rast për ndërtimin e tunelit të Llogarasë dhe pikërisht se kishin rënë në indicie që kjo çështje po hetohej seriozisht në Ministrinë e Infrastrukturës, në muajin mars-prill të këtij viti, para fushatës, kanë filluar të bëjnë procedurat, të bëjnë letrat gati, se çfarë ka ndodhur dhe si ka dalë ky dokument.’
Deputeti i PD-së, Belind Këlliçi sqaroi më tej detajet e dokumentit.
‘Dhe po të shohësh faqen e dytë të dokumentit, në faqen e dytë leja është e zbardhur në datë 28 maj të këtij viti, 2025. Për një leje që është dhënë me kusht në 2022-shin. Dhe çfarë do të thotë kjo? Që këta, duke qenë në detyrë, kanë mundësinë që të ndërhyjnë tek këto procedura, të rregullojnë letrat dhe të deformojnë gjithë çështjen e hetimit. Nëse ne kemi protestuar 44 javë para bashkisë së Tiranës...’
Këlliçi theksoi edhe mungesën e masës së sigurisë për Ballukun.
‘Jo se më parë po thoje që për Ballukun është vepruar mirë dhe standardi është në rregull që është lejuar të shkojë në zyrë. Pra nuk ka masë sigurie.’, u shpreh ndër të tjera në SYRI TV, deputeti i PD-së, Belind Këlliçi.