Largimi i bujshëm/ Barcelona befason me zëvendësuesin e Neymarit

Barcelona ka rikthyer vëmendjen për të transferuar Mesut Oziln drejt "Camp Nou"  pasi ata nuk janë në gjendje për të nënshkruar me Philippe Coutinhon.

Sipas “Don Balon”, futbollisti i Arsenal-it mund të lërë ‘topcinjtë’ këtë verë, me katalanasit që janë gati të paguajnë deri në 60 milionë Euro për kartonin e gjermanit që në të kaluarën ka luajtur me rivalët e Realit të Madrid-it, shkruan SYRI.net.

Me largimin e Neymarit drejt PSG-së, Barcelona kërkon të hidhet fuqishëm në merkato duke transferuar lojtar cilësor që do të ndihmojë repartin ofensiv.

/ SYRI.net /