'Shumë arsye për të dalë në shesh'/ Hoxhaj: 400 mijë apartamente bosh në Tiranë dhe nuk gjen qira nën 40 mijë lekë

Gazetari Julian Hoxhaj ka tërhequr vëmendjen për situatën shqetësuese të tregut të pasurive të paluajtshme në Tiranë, duke theksuar se 400 mijë apartamente janë të papërdorura, ndërkohë që qiratë nën 40 mijë lekë janë të pamundura për t’u gjetur.

Sipas Hoxhajt, agjenti i njohur imobiliar, Armand Shkëmbi, paralajmëron prej vitesh se paratë e drogës dhe korrupsionit po ndikojnë drejtpërdrejt në ndërtimet e reja dhe po rrisin çmimet e qirave, duke e bërë të pamundur që shtresa e mesme të blejë apo të marrë me qira banesa të përballueshme.

“Pastrimi i parave përmes ndërtimit po shkatërron tregun e pronës dhe po mbyll mundësitë për qytetarët e zakonshëm,” shprehet Hoxhaj, duke shtuar se bankat po përfshihen në këtë proces masiv të pastrimit të parave përmes agjencive imobiliare.

Sipas tij, qytetarët do të dalin në shesh për të protestuar ndaj çmimeve të larta të qirave, ashtu siç kanë bërë vite më parë për rritjen e çmimeve të ushqimeve.

Postimi i plotë:

400 mijë apartamente bosh në Tiranë nuk gjen qira nën 40 mijë lekë, shumë arsye për të dalë në shesh!

Agjenti i njohur imobiliar Armand Shkëmbi që prej vitesh ngre alarmin se paratë e drogës dhe korrupsionit po vrasin ndërtimin sot ka deklaruar se në Tiranë pritet të bëhen 400 mijë apartamente bosh, ndërkohë në Tiranë nuk gjen më qira nën 400 mijë lekë.

Kjo është pasojë direkte e pastrimit të parave të ndërtim, që po vret shtresën e mesme dhe të vetmen rrugë që po lë të rinjve të blejnë në pronë është shtapia e barit në Angli.

Bankat po pastrojnë masivisht para me agjencitë imobiliare dhe qytetarët duhet të reagojnë, ndaj së bashku me një grup intelektualësh të Tiranës, po bëhemi gati për tryezën dhe për aksion kundër kësaj panoramë.

Në shesh do dalin shqiptarët për qiratë dhe çmimet e larta të apartamenteve siç dolën vite më parë për ushqimet.