Dylgjeri: Begaj ka kryer vepër penale në bashkëpunim me Ramën, ka abuzuar me detyrën me dashje

Analisti Ylli Dylgjeri komentoi vendimin e Gjykatës Kushtetuese që rrëzoi shkarkimin e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

Në një postim në Facebook, Dylgjeri deklaroi se Kryeministri Edi Rama dhe Presidenti Bajram Begaj kanë kryer vepër penale.

Ai theksoi se Partia Demokratike është e legjitimuar të kërkojë shkarkimin e Begajt nëse gjen ndonjë përfitim personal prej tij.

Sipas analistit, Presidenti Begaj ka abuzuar me detyrën qëllimisht, duke vepruar për zhvillimin e zgjedhjeve për përfitim personal ose për qëllime joligjore, në bashkëpunim me Kryeministrin.

Postimi i plotë:

Rama & Begaj kanë kryer vepër penale.
PD legjitimohet te kerkoj shkarkimin e Begajt nese gjen ndonje gje te perfituar prej tij.
PRESIDENTI Bajram Begaj ka kryer veprën penale të parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal "shpërdorimi i detyrës", duke ka abuzuar me detyrën me dashje (p.sh. ka
vepruar qellimisht per te zhvilluar zgjedhjet, per perfitim personal ose per qellime joligjore ne bashkepunim me Kryeministrin.