Vendimi i Gjykatës Kushtetuese: asnjë fitues, por të gjithë të lumtur
Analisti Lutfi Dervishi ka ironizuar situatën politike në vend, pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për të rrëzuar vendimin e Këshillit të Ministrave për shkarkimin e Erion Veliaj si kryebashkiak i Tiranës, duke e lënë këtë të fundit në detyrë, si dhe rrëzimin e dekretit të Presidentit të Republikës, për mbajtjen e zgjedhjeve të pjesshme lokale në Tiranë, në datë 9 nëntor.
‘Vendimi i Gjykatës Kushtetuese: asnjë fitues, por të gjithë të lumtur’, shkruan Dervishi në Facebook, duke komentuar situatën e figurave politike, që nga Erion Veliaj, deri te Edi Rama.
Postimi i plotë:
Vendimi i Gjykatës Kushtetuese: asnjë fitues, por të gjithë të lumtur
Veliaj i lumtur se mbeti kryebashkiak!
Manastirliu e lumtur sepse mbeti deputete!
Binaj i lumtur se mbeti kandidat!
Qorri i lumtur se është në garë!
Berisha i lumtur se gjykatësit zbatuan ligjin!
Rama i lumtur se...gjithçka po ecën sipas planit!