Aksident në Lushnjë/ Makina godet një tufë me bagëti! Ngordhin disa krerë
Një automjet tip 'Ford' i drejtuar nga një 40-vjeçare duke udhëtuar në daljen jugore të Lushnjes ka goditur një tufë me bagëti.
Si pasojë e goditjes disa bagëti të imëta kanë ngordhur ndërsa mjeti ka pësuar dëme materiale.
Drejtuesja e mjetit nuk është lënduar dhe po kështu edhe bariu nuk ka qenë në rrugë në momentin e përplasjes.
Policia e qarkullimit rrugor ka mbërritur në vendngjarje dhe ka dokumentuar rastin ndërsa ka disiplinuar trafikun e krijuar nga kjo situatë.