'A ke veshur pantallona?'/ Një polic amerikan dëshmon ne gjyq online me breke…

Një oficer policie i Detroitit u paraqit në gjykatë të hënën më 27 tetor, ne nje seance online, i veshur vetëm me pjesen e siperme të uniformës së tij, pa pantallona. Videoja që e tregon policin të Detroitit që shfaqet në seancë dëgjimore virtuale pa pantallona është bërë virale. Ne video shihet gjyqtari i seances Sean Perkins duke i kërkuar policit të prezantohet dhe të bëjë betimin.

Polici prezantohet  : “Oficer Jackson, numri i distinktivit 3919…” thote Matthew Jackson, duke u shfaqur në ekran para gjykatesit me dorën e ngritur, i veshur me pjesen e siperme te uniformës. Por, këndi i kamerës, i pozicionuar gabimisht duke treguar dhe pjesen e poshtme zbuloi dukshëm gjunjët e policit të zhveshur. “A keni veshur pantallona, ​​oficer?” e ndërpreu gjykatësi.

I turpëruar, Jackson u përpoq të rregullonte pozicionin e kamerës. “Jo, zotëri,” pranoi ai më në fund pas disa sekondash heshtjeje. Seanca dëgjimore vazhdoi normalisht pas këtij incidenti ,e nje proces ne lidhje me një grua të akuzuar për organizim garash të paligjshme me makine qe vinin ne rrezik rendin publik.

Kryegjyqtari William McConico, eprori i Sean Perkins në Gjykatën e Qarkut të 36-të, i tha tv 7 News se Matthew Jackson njihej si “një oficer policie shumë profesional”. Nderkaq, Departamenti i Policisë së Detroitit kërkoi falje publikisht për Jacksonin qe nuk mbante pantallona gjate seances gjyqesore online.