'Shpejtësia e vendimit të GJK ngre dyshime serioze'/ Logu: U vërtetua se shkarkimi i Veliajt ishte politik dhe i diktuar nga Rama
Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar vendimin e Këshillit të Ministrave për shkarkimin nga detyra të kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, duke i dhënë fund një prej përplasjeve më të forta institucionale të viteve të fundit. Vendimi, i marrë në një kohë rekord, ka shkaktuar reagime të shumta dhe ka hedhur dritë mbi një krizë të thellë politike dhe kushtetuese.
I ftuar në “Task Force” në Syri TV, përfaqësuesi ligjor i Partisë Demokratike, Marash Logu, tha se procesi dhe mënyra e marrjes së vendimit tregojnë për një ndërhyrje të qartë politike në sistemin e drejtësisë. Ai theksoi se situata në Gjykatën Kushtetuese është e paqëndrueshme, me një gjyqtar që pret të betohet dhe një tjetër që i është ndërprerë mandati në mënyrë antikushtetuese.
“Është një përpjekje për t’i vënë të gjithë gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese nën kontroll. Shqyrtimi i kësaj çështjeje ishte rekord. Të mendosh që ditën e premte kishte përfunduar orari zyrtar dhe drejtësia nuk ka punuar as të shtunën e të dielën, është e pabesueshme që në kaq pak orë ata arritën të marrin një vendim”, deklaroi Logu.
Sipas tij, Gjykata Kushtetuese ka vepruar me një shpejtësi që nuk është e zakonshme për raste të tilla, duke ngritur dyshime për qëllimet e vërteta pas vendimit. “Si avokat që kam qenë shpesh në Gjykatën Kushtetuese, më bëri shumë përshtypje kjo shpejtësi. Kjo tregon qartësisht se kryeministri dhe presidenti kanë shkelur Kushtetutën në mënyrë flagrante”, u shpreh Logu.
Ai akuzoi kryeministrin Edi Rama për ndërhyrje direkte në procesin e shkarkimit të Veliajt, duke e cilësuar vendimin e Këshillit të Ministrave si “një akt tërësisht politik”. “Vendimmarrja për shkarkimin e Erion Veliajt ishte e diktuar nga Edi Rama. Ajo u shpall në Asamblenë e Partisë Socialiste dhe më pas u zbatua si një urdhër politik, pa asnjë bazë ligjore apo kushtetuese”, theksoi Logu.
Sipas përfaqësuesit të PD-së, nëse do të kishte vërtet vullnet për ta shkarkuar Veliajn për shkelje ligjore, kishte shumë arsye për ta bërë këtë më herët. “Veliaj duhej të ishte shkarkuar për vrasjen e Ardit Gjoklajt në landfillin e Sharrës, për shembjen e Teatrit Kombëtar, për trajtimin e banorëve të Shkozës, të Astirit e të Laprakës, për aferat e korrupsionit si 5D dhe inceneratori i Tiranës. Por vendimi që u mor, ishte i motivuar vetëm politikisht”, tha Logu.
Logu:
Se ne kemi hyrë në një fazë pak si, po themi për Gjykatën Kushtetuese, në fakt kemi një gjyqtar në detyrë, një gjyqtar të zgjedhur që pret të betohet, presidenti nuk e thërret e të tjera e të tjera.
Dhe një gjyqtare që u ndërpre mandati krejtësisht në mënyrë antikushtetuese, një përpjekje për t'i vënë të gjithë gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese nën kontroll. Megjithatë, le të shohim cila është, do të jetë vendimmarrja e Gjykatës Kushtetuese, në qoftë se...
Atëherë mendoje kështu Sonila, në fund do të dalin dy faqe, si ato faqet A4 që ke ti përpara, që i ka lexuar kryetarja e Gjykatës Kushtetuese. Tani mendoje pak ti sa kohë mund të marrë leximi i atyre dy faqeve, se aq është në thelb. Domethënë, kryetarja e Gjykatës Kushtetuese thjesht do risjellë në mënyra të ndryshme përmbajtjen e dy faqeve.
Shqyrtimi, shqyrtimi është rekord. Të mendosh që ata ditën e premte kishte përfunduar orari zyrtar, nuk besoj që kanë qenë kaq të devotshëm dhe janë mbledhur jashtë orarit zyrtar, meqë drejtësia nuk ka punuar as të shtunën dhe të dielën, nuk parapunojnë gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese, kështu që i bie vetëm ditën e sotme, kanë diskutuar rreth kësaj çështjeje dhe kanë arritur që të marrin një vendim.
Në fakt mua si avokat që shkoj, po them shpesh në Gjykatën Kushtetuese, qoftë edhe për të mbrojtur kërkesat apo çështjet që ne kemi pasur në emër të grupit parlamentar të Partisë Demokratike, më bëri shumë përshtypje kjo shpejtësia e madhe që pati Gjykata Kushtetuese në shqyrtimin dhe shpalljen e vendimit lidhur me këtë çështje. Pa hyrë vendimit ë, domethënë thjesht si...
Së pari Sonila, unë mendoj që sot është provuar që kryeministri dhe presidenti i Republikës kanë shkelur në mënyrë flagrante Kushtetutën. Kryeministri dhe presidenti i Republikës janë betuar që do mbrojnë Kushtetutën e vendit dhe ligjin. Dhe në fakt rezulton që qoftë kryeministri, ashtu dhe presidenti, kanë shkelur Kushtetutën në mënyrë flagrante dhe kjo tashmë është shumë e qartë, kanë shkelur nenin 115 të Kushtetutës.
Përtej asaj që çfarë është dhe çfarë përfaqëson Erion Veliaj, dhe mund të diskutojmë, ishte e qartë që procedura që u ndoq për shkarkimin e Erion Veliajt ishte një vendim tërësisht politik, madje më shumë sesa vendim politik ishte një vendimmarrje personale e Edi Ramës, e shpallur në Asamblenë Politike të Partisë Socialiste, dhe më pas gjithë procedura që u ndoq ishte thjesht një bindje e tekës apo dëshirës që kishte Edi Rama për të gjetur një zëvendësues sa më shpejt për Erion Veliajn, për të vijuar të njëjtat histori që ai ka bërë me Erion Veliajn, se Erion Veliaj nuk ka qenë shembulli i opozitarizmit ndaj Edi Ramës në ndonjë moment kur ishte në bashkinë, në Bashkinë e Tiranës.
Nga ana tjetër, në qoftë se Partia Socialiste, Edi Rama, këshilltarët bashkiakë të Partisë Socialiste donin që të shkarkonin Erion Veliajn, nuk duhet të ndiqnin procedurën që ndoqën. Pra Erion Veliaj nuk duhet të ishte shkarkuar në fakt se nuk u paraqit tre, gjashtë apo nëntë muaj në punë. Erion Veliaj duhet të ishte shkarkuar për vrasjen e Ardit Gjoklajt në landfillin e Sharrës.
Erion Veliaj duhet të ishte shkarkuar nga detyra për shembjen e Teatrit Kombëtar. Erion Veliaj duhet të ishte shkarkuar nga detyra për trajtimin që u ka bërë banorëve të Shkozës, të Astirit, të Laprakës, të 5 Majit, për shembjen, shkatërrimin e të tjera e të tjera. Erion Veliaj duhet të ishte shkarkuar për skemën korruptive 5D që ndërtoi në Bashkinë e Tiranës. Erion Veliaj duhet të ishte shkarkuar nga detyra për inceneratorin e Tiranës, një aferë e stërprovuar që është një aferë korruptive.
Pra, në qoftë se ishte e sinqertë ose në qoftë se ishte ligjore vendimmarrja, kushtetuese dhe ligjore vendimmarrja për shkarkimin e Erion Veliajt, ai duhet të ishte shkarkuar sepse ka shkelur ligjin.