Humbja e sigurtë në Tiranë detyron Ramën të anulojë zgjedhet përmes Kushtetueses
Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë, e cila shquhet në vazhdimësi për vendime ‘pro’ qeverisë Rama, nuk ka befasuar as këtë radhë.
Me një votim 5 me 3, në favor mbajtjes në detyrë të Erion Veliaj, Gjykata Kushtetuese i jep kështu garanci dhe kohë Edi Ramës për të shtyrë për një kohë tjetër garën për kryebashkiakun e Tiranës.
Pasi e burgosi vetë, Edi Rama lajmëroi publikisht në Asamblenë e PS njeriun që kishte menduar për të zëvendësuar Erion Veliajn, Ogerta Manastirliun.
Por pasi opozita vendosi të mbështesë një kandidat jo-politik, Florjan Binaj, Rama u kap gafil. Dhe frikërat ia përforcuan sondazhet e brendshme të partisë së tij, por edhe të tjera sondazhe të pavarura që nxirnin fitues me direfencë të konsiderushme Binajn karshi Manastirliut.
Shto këtu edhe akuzat e rënda mbi zëvendësen e tij, Belinda Balluku, të cilën e pati vendosur drejtuese politike në Tiranë, bëri që Rama të lëvizë me shpejtësi në një ndrejtim tjetër për të fituar kohë.
Trysnoi anëtarë të caktuar të Gjykatës Kushtetuese për të rrëzuar vendimin e qeverisë së tij dhe dekretin e shërbëtorit që ka në presidencë, Bajram Begaj dhe mbajti në detyrë Erion Veliajn.
Mesa duket përballë humbjes së sigurtë, preferoi mbajtjen peng të Bashkisë së Tiranës.