Durrës/ 31-vjeçari përfundon në spital pas plagosjes me armë zjarri, mister rrethanat
Një 31-vjeçar ka mbetur i plagosur pasditen e sotme në Durrës, në rrethana ende të paqarta. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:20 të datës 3 nëntor 2025, ndërsa i plagosuri, shtetasi Mateo Duma, banues në Durrës, ka shkuar vetë për ndihmë mjekësore në urgjencën e spitalit të qytetit.
Sipas burimeve zyrtare, 31-vjeçari ka pësuar plagë në këmbë, në zonën e thembrës, dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Policia ka ngritur grupin hetimor, ndërsa nën drejtimin e Prokurorisë po vijon puna për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e personave të përfshirë.