Berisha: Tek anëtarët nuk shkohet për t’i fajësuar, por që të ngjallet shpresa me dritën e të vërtetave
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në mbledhjen e grupit parlamentar ka bërë thirrje për një komunikim më të hapur me bazën e partisë dhe për ringjalljen e shpresës tek demokratët. Ai theksoi se tek anëtarët “nuk shkohet për t’i fajësuar”, por për të rikthyer besimin “me dritën e të vërtetave”. Berisha u ndal edhe tek situata politike në vend, duke e cilësuar qeverinë si “narkoshtet në dizintegrim”, ndërsa PD si forca e vetme që mund t’i japë “goditjen përfundimtare”. Në fjalën e tij, ai paralajmëroi për pasojat e censurës dhe manipulimit mediatik, duke e quajtur atë “një ndër rreziqet më shkatërrimtare për shoqërinë”, dhe u bëri thirrje strukturave të partisë të dialogojnë hapur me simpatizantët për të rikthyer besimin dhe energjinë opozitare.
Sali Berisha: Të dashur anëtare dhe anëtarë të Kryesisë së PD, paraqita këtë panoramë dhe këtë situatë, e cila realisht është jashtëzakonisht e favorshme. Pavarësisht nga përpjekjet e dhunshme kundër opozitës, por narkoshteti është dizintegrim. Dhe, në qoftë se duam të shpëtojmë prej tij, e vetmja që mund t’i japë një colpo di grazia është PD, janë demokratët, janë opozitarët.
Po si është sot gjendja e PD?
Nuk është ajo që do të donim të ishte. Duke mirëkuptuar plotësisht ata që kultura ligjore elektorale nuk i lejon të konkludojnë dallimin midis farsës elektorale dhe zgjedhjeve të vërteta dhe këtu është detyra jonë ti sqarojmë absolutisht simpatizantët tanë kanë listën me të dhënat e tyre, shqetësimet e tyre plotësisht të drejta, për defektet, mangësitë, gabimet, përgjegjësitë e secilit prej nesh, të gjithë atyre që u angazhuan në fushatën elektorale.
Detyra jonë është të ulemi në një dialog të hapur, të dëgjojmë zërin e tyre, të shpjegojmë me durim dhe të marrim çdo përgjegjësi që na takon.
Nuk shkohet tek anëtarët, simpatizantët tanë as për ti fajësuar, as për ti dëgjuar, apo për ti shpërfillur. Jo përgjegjësia nxirret siç është. Cilido që ka përgjegjësi, është e këtij, e imja e jotja e me radhë.
Por tek anëtarët, simpatizantët, shkohet të ngjallet shpresa dhe shpresa ngjallet vetëm me dritën e të vërtetave. Në këtë mënyrë është jetike që ne të angazhohemi me ta.
Unë fola për të gjitha, por njëra nga kryesoret është censura e tmerrshme.
Ne nuk e kemi të qartë se sa shkatërrimtare është ajo.
Hanna Arend thotë, efekti më shkatërrimtar i censurës është se i bën njerëzit të mos dinë kujt ti besojnë, çfarë ti besojnë. E keni vënë re. Del njëri thotë këto, del tjetri thotë këto, kujt ti besoj. Nuk ka fact cheking. U bë një fact cheking? Asnjë nga mediat, sepse kontrollet 90% nga qeveria. Pse u ndala tek ky moment. Moment shkatërrimtar është ky për ne.
Prandaj dhe dialogu me anëtarët dhe mbështetësit tanë, i hapur, i sinqertë është kusht për të paraqitur të vërtetat siç janë.
Dhe duhet shpjeguar, pse u vonuam. Ata kanë pritur, janë zemëruar me ne pse u vonuam. Zemërimi i tyre është lëgjitim. Vonesa jonë është problemi, nuk është zemërimi i tyre problemi, problemi është tek ne që u vonuam. Ne kishim këtë problem, se ishim në interes të tyre.