Raporti zbardhi pazaret e pushtetit/ Berisha: U përdorën miliona në fushatë, makinat publike dhe patronazhistët...
Kryedemokrati Sali Berisha thotë se raporti përfundimtar i OSBE-ODIHR, zbardhi pazaret e pushtetit, mbi mënyrën se si u përdorën milionat në fushatë, makinat publike dhe patronazhistët për të manipuluar garën elektorale.
Duke folur në mbledhjen e Kryesisë së PD, Berisha tha se të gjitha kartelet u shpërblyen me shuma përrallore, madje në disa raste edhe me leje ndërtimi të lëshuara nga qeveria.
‘Pra, raporti në fakt fakton 100% ato që janë thënë në rezolutat ndërkombëtare dhe ato që ne kemi paraqitur para shqiptarëve 3 muaj rresht fakte e dokumente’, theksoi në fjalën e tij, kryetari Berisha.
Po si mund të jetë garë e barabartë, kur ai që ka buxhetin e shtetit paguan 100 euro për pensionist, dhuratë për votë. Si mund të jetë garë e barabartë, kur ai që ka buxhetin e shtetit nga 34 milionë, që ka dhënë një vit më parë për fermerët, e çon në 240 milionë fondin dhe vetëm për grante kanë aplikuar 74 mijë, dhe që nuk ua ka dhënë se i kishte për mashtrim. Aplikoni se do ua jap. Asnjë nuk u ka dhënë prapa.
Si mund të jetë garë e barabartë, kur mijëra automjete publike nga kryeministri e ministri përdoren 2 muaj rresht në garë elektorale? Çfarë logjistike gjigante është kjo, krahasuar me kundërshtarin? Ata kanë meritën, fushë e pabarabartë. Dhe kjo, nuk përbën krim monstruoz për Altin Troplinin. Jo, se ky është një mercenar i Edi Ramës.
Por ka gjë më të turpshme se prokurori i prokurorisë speciale të thotë se, patronazhistët nuk janë shkelje ligji. Me të njëjtën lehtësi, sikundër deklaroi se ndalimi i komunikimit me avokatin nuk është shkelje ligji, dhe se po vendosën 2 gjykatës Kushtetuta nuk ka më vlerë. Absolutisht, në raportin e tyre. Ata denoncojnë përdorimin e fuqisë ekzekutive, siç e keni dëgjuar për leje, legalizime, certifikata pronësie dhe me radhë.
Çfarë ndodhi pas zgjedhjeve?
Të gjitha kartelet u shpërblyen me shuma përrallore. Këto që dëgjoni ju, se ky do ndërtojë 14 kulla e 12 vila, këto janë që të gjitha paratë e tyre, janë presta nome që përdoren. Vetëm Fatmir Troplinit i ka dhënë në Durrës 5 kulla, nga të cilat edhe 54 katëshe dhe 12 pallate në tokë publike 38 mijë m2.
Ai dhëndri i tyre, shpallet në kërkim gjoja, pasi e fsheh në xhep mandatin e arrestit që solli Italia.
Pra, raporti në fakt fakton 100% ato që janë thënë në rezolutat ndërkombëtare dhe ato që ne kemi paraqitur para shqiptarëve 3 muaj rresht fakte e dokumente.