Me pesë mbiemra/ Falsifikim, ekspuls, deklarim të rremë, por Irena është 'simbol' i drejtësisë së re për të goditur opozitën

Në deklaratën për mediat përpara ambienteve të SPAK, pas paraqitjes së tij në këtë institucion, Berisha tha se përmes publikimit të këtij dokumenti, faktohet fytyra e vërtetë e Altin Troplinit, e KLGJ-së, e ILD-së dhe qeveritarëve të tjerë.

“Institucionet e kapura të KLGJ-së, SPAK, ILD, nuk veprojnë për këtë krim flagrant, ndaj sot paraqes para jush provën e re, të radhës, vërtetimin e lëshuar nga drejtoria e përgjithshme e policisë së Greqisë, me të cilin vërteton ekspulsin e Irena Gjoka Manekut nga territori grek si pasojë e hyrjes së saj në Greqi me vizë të falsifikuar’, shprehet Berisha.

Por për të qene më korrekt dhe shpjegues, për mediat është shpërndarë edhe dokumenti i noterizuar i përkthimit të përgjigjes së autoriteteve greke për shkeljet e Manekut. Aty thuhet qartë se, “me 24.12.2002, shtetasja shqiptare Maneku Irena, e lindur me 15.02.1970, tentoi të hynte në territorin grek përmes pikës kufitare në Kakavijë duke përdorur pasaportën e autoriteteve shqiptare, brenda së cilës u konstatua vizë konsullore e falsifikuar”.

Pra një vizë e falsifikuar nga një njeri që sot përdoret lirshëm si çekan për të goditur opozitën. Pra ajo është e kapur ne shkelje te ligjit, në falsifikim të rëndë dhe mosdeklarim të fakteve dhe serish vijon të jetë “simboli” i drejtësisë.

Dokumenti i publikuar nga Berisha gjatë prononcimit të tij para SPAK:

Republika e Greqisë.
Ministria e Mbrojtjes së Qytetarit.
Selia e Policisë Helene.
Drejtoria e Përgjithshme e Menaxhimit të Kufijve dhe Emigracionit.
Drejtoria e të Huajve, Sektori i Masave Administrative.
Athinë, 14.08.2025
(Prej dy muajsh, Altin Troplini e fsheh në dosje).
Referencë.
Urdhri numër 30377, datë 30.06.2005, i Prokurorisë së Shkallës së Parë të Athinës.
Në zbatim të urdhrit të sipërcituar dhe në zbatim me Kodin e Procedurës Administrative, nga dosja e shërbimit tonë rezulton sa vijon: Me 24.12.2002, shtetasja shqiptare Maneku Irena, e lindur me 15.02.1970, tentoi të hynte në territorin grek përmes pikës kufitare në Kakavijë duke përdorur pasaportën e autoriteteve shqiptare, brenda së cilës u konstatua vizë konsullore e falsifikuar.

“Por, për Troplinin dhe Irenën, për KLGJ-në, ILD-në, falsifikimi nuk është krim kur atyre u duhet kundër kundërshtarëve politikë”, tha kreu demokrat.

"Në vijim, nga Komisariati i Policisë në Kakavijë iu ndalua në hyrje sipas dispozitave në fuqi për hyrjen e të huajve.
Me 10.08.2004 u formua dosje penale, e kuptoni tani, për veprën penale të falsifikimit të nenit 216 të Kodit Penal duke u bazuar në ekspertizën laboratorike të kriminalistikës.
Dosja iu përcoll prokurorit të rrethit të Janinës”.

Pra, edhe ky dokument me vulë apostile, i ardhur muaj përpara në zyrat e Skapit të partisë dhe instanca të tjera, mbahet i fshehur dhe nuk veprohet.

Në një kohë kur Kushtetuta e vendit, në nenin 1/6, parashikon se një person, integriteti publik i të cilit është cenuar, nuk mund të vijojë funksionet në organet kushtetuese.

Çfarë thotë ky nen?

Ndalohet zgjedhja, emërimi apo ushtrimi i një funksioni publik në një nga organet e parashikuara në Kushtetutë ose të krijuara me ligj, pavarësisht përcaktimeve të bëra në dispozitat e tjera të kësaj Kushtetute. Nëse verifikohen rrethana që cenojnë integritetin e funksionarit publik, sipas kushteve dhe rregullave të miratuara me ligj të miratuar me tre të pestat.

Ligji i miratuar me tre të pestat në vitin 2016, ligji 96, për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve, parashikon se nuk mund të ketë statusin e magjistratit një shtetas që është dënuar me vendim penal të formës së prerë, siç është dënuar Irena me 5 mbiemra, e cila mbahet nga Altin Troplini, ILD dhe KLGJ në përputhje të ligjit, të Kushtetutës, sepse u duhet për qëllime politike duke diskredituar në mënyrë përfundimtare reformën e Xhorxh Sorosit në drejtësi, tha Berisha.