Premier League/ Haland i pandalshëm, Mançester Siti në ndjekje të Arsenalit
Mançester Siti ka lënë pas krahëve humbjen e javës së kaluar përballë Aston Vilës dhe ka marrë një fitore të rëndësishme në shtëpi përballë Bornemuthit me shifrat 3-1.
Sigurisht, protagonisti kryesor i fitores ishte përsëri Erling Haland, autor i dy golave.
Fillimisht ai i dha avantazhin skuadrës së tij në pjesën e parë dhe pas barazimit të Adams, shënoi edhe golin e dytë duke bërë që ekipi të mbyllte këtë fraksion loje në avantazh.
Më pas ishte O’Railli ai i cili shënoi edhe golin e tretë për Mançester Sitit, i cili mori tre pikë të rëndësishme dhe u kthye në vendin e dytë në klasifikim, 6 pikë pas Arsenalit i cili mban i vetëm vendin e parë.