", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2025/November/02/auto_medon_berisha1762099928.webp", "width": 1245, "height": 700 } }

VIDEO/ Lecce mposht Fiorentinën me golin e vetëm të futbollistit të Kombëtares shqiptare

Medon Berisha ka vazhduar me paraqitje fantastike në Serie A, teksa ka shënuar një tjetër gol.

Mesfushori shqiptar e ka nisur nga minuta e parë ndeshjen për skuadrën e tij Lecce në transfertë me Fiorentinën.

Vetëm pas 23 minutave lojë, Berisha gjeti edhe golin duke realizuar nga afër zone.

Paraprakisht mesfushori shqiptar e ndërpreu një aksion të vendasve dhe pastaj u gjet bukur në zonë duke shënuar për 0-1.

Për Berishën ky është goli i dytë këtë edicion në Serie A.