Nesho: Departamenti i Shtetit në fazë transformimi, ende pa një politikë të qartë për Ballkanin
Ambasadori Agim Nesho ka komentuar në një intervistë për SYRI TV, zhvillimet e fundit në marrëdhëniet mes SHBA-ve dhe Ballkanit, duke theksuar se Departamenti i Shtetit amerikan ndodhet aktualisht në një proces transformimi pas ardhjes së administratës së re në Uashington. Sipas tij, ende nuk është përcaktuar një agjendë e qartë bashkëpunimi për rajonin, megjithëse interesimi amerikan mbetet i pranishëm për të shmangur tensionet, veçanërisht në Bosnjë-Hercegovinë. Nesho thekson se vizita e fundit e zyrtarit Fleming në Shqipëri ishte pjesë e traditës diplomatike dhe jo një sinjal i ndryshimit të menjëhershëm të politikës amerikane ndaj rajonit.
Agim Nesho: Duhet të dimë që Departamenti i Shtetit është në kohën e transformimit të tij. Ka ardhur një administratë e re dhe sigurisht është në procesin e reformimit të Departamentit të Shtetit. Zoti Fleming është nga diplomatët e gjetur, ka filluar punë 4 vjet përpara në Departamentin e Shtetit në kohën e administratës së Biden. Prandaj nuk është një përfaqësues politik i administratës së re. Sigurisht edhe posti i tij.
Ai bëri një vizitë. Takoi përfaqësues nga të dy palët, si nga partia në pushtet ashtu edhe nga opozita. Sigurisht duke respektuar atë traditën se kë duhet të takonte. Është një traditë që i përcakton ambasada amerikane që është në Shqipëri, por dihet tashmë që me administratën e re ngjarjet kanë evoluar por akoma nuk është përcaktuar agjenda e bashkëpunimit për arsye sepse nuk ka akoma një politikë për ballkanin dhe këtë duhet ta themi pavarësisht se shumë veta përpiqen të kapin ngjarjet e shkëputura dhe të thonë që Amerika është kthyer drejt ballkanit apo jo.
Akoma SHBA-të, departamenti i shtetit nuk ka atë vëmendjen e duhur për ato gjëra që duhet të ketë në Ballkan. Ka një vëmendje sidomos nga ngjarjet për të mos pericipituar sidomos në Bosnjë-Hercegoinë, ku dihet që të sjellin veprimtaria e Republikës Srpska. Forcat të cilat janë gjithmonë pro nacionalistëve serb kanë patur gjithmonë një tendencë për tu bashkuan në hapësirat e ashtuquajtura serbe, për të bërë një ndarje të re gjeopolitike në Ballkan dhe në këtë kuptim është një nga deklaratat e pakta të Sekretarit të Shtetit që ka thënë që kjo është një vizë e kuqe dhe nuk duhet të tejkalohet.