Vdis pa të dua!
Nga Ylli Dylgjeri
Fjala « Vdis pa të dua » nxori sërish në dritën e diellit, subkoshiencën e një të sëmuri mendor, që nuk e ka harruar, dhe nuk do të harroj kurrë, se çka bërë nën rrogoz, çka deklaruar, çka vepruar Ai, dhe në anën tjetër çfarë poshtërimesh i ka bërë Nano; që nga thonjtë e pa lare,në shitjen e Ikonave ne Paris e deri te era kokaina !
Miq, Rama është vërtet i sëmurë i pa shërueshëm!
Autori i këtyre rreshtave ka përjetuar në paradhomat e tyre, në salla, në terren, në restorante dufin që kanë derdhur për njëri tjetrin. Fyerjet, epitetet, nofkat e gjithçka ka rënë mbi to. Ishte ky moral që i ndau në fillim te 2000 këto dy individë për ti bashkuar sërish për interesa biznesi pas viteve 2005. Ishte ky moral i duetit që na ndau nga Edi Rama edhe Ne bashkëkohësve të Nanos. Ti dhe me mua je shprehur: Ik nga Nano
Ishte ky moral që na vuri në vite barrikadën anti Ramë.
E sot, pasi dëgjoj fjalët e Edvin Ramës mbi arkëmortin e Tij më vjen vjell. Fjala jote ishte n inferioritet i pashembullt. Sot, më vjen të vjellë pasi i kam parë e dëgjuar batutat Tua.
Më vjen të vjell se ishte po Ti Ramë që nuk vure shkopinj por trarë nën rrotat e Fatos Nanos. Dhe plasja na vjen Ne kur të dëgjojmë Ty sot kur ligjëron si dashnor i Nanos sepse Ti i udhëhequr nga mitologjia serbe e "vrave babain" jo pas 60 viteve, jo në pyll, por më shpejt dhe në publik.
E përbuze, e talle, bëre komedi dhe më pas e vrave.
Fatos Nano në pension, doli nga vetja, u zvogëlua në trup e rrit në numër llogarie se u ul me Ty darkave. U ul me Ty për interesa biznesi...
Sot Ti Edvin Rama vazhdon të jesh një mashtrues diletant që kërkon të bësh politikë, aktrim mbi arkëmort. Ashtu si edhe krahu i gruas tënde te Xhoana, më kujton krahun e Erion Velisë te Elena Kadare ditën e vdekjes së shkrimtarit të madh. Ti kërkon të bindesh ata që s’të njohin por jo Ne bashkëkohësit e Nanos.
Turp!
Ti mbetesh i pandryshueshëm.
Në fund po të them:
Ti rro, por e vërteta do të bluaj.