", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2025/November/01/auto_Screenshot_2025-11-01_2149121762030538.png", "width": 900, "height": 569 } }

‘Dygolësh’ i Cristiano Ronaldo-s në fitore dramatike dhe plot polemika të Al Nassr-it

Pas eliminimit tronditës në Kupën e Arabisë Saudite ndaj Al Ittihad-it të Sergio Conceição-s, Al Nassr i Jorge Jesus u rikthye te fitorja në kampionat, duke mposhtur Al Fayha me rezultat 2-1. Megjithatë, triumfi erdhi mes polemikave të shumta dhe në mënyrë shumë dramatike.

Cristiano Ronaldo, edhe një herë protagonist absolut, shënoi ‘dopietë’ dhe përmbysi rezultatin për skuadrën e tij. Goli i dytë dhe fitorja e verdhezinjve erdhën nga pika e penalltisë në minutën 90+14’, një vendim që shkaktoi reagime të forta në Arabinë Saudite.

Portugezi 40-vjeçar realizoi me qetësi, duke çuar në qiell tifozët e Al Nassr-it dhe duke regjistruar golat e radhës në karrierën e tij të jashtëzakonshme: 951 dhe 952.

Me këtë fitore, Al Nassr vazhdon ecurinë perfekte me 7 fitore në 7 ndeshje në Saudi Pro League, ndërsa Ronaldo vazhdon të shkruajë historinë me gola dhe momente vendimtare në futbollin botëror.