Shkon për vizitë tek kushëriri, ekzekutohet në Vlorë i riu nga Fieri

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në fshatin Gjorm të Bashkisë Selenicë, ku një i ri është vrarë me armë e zjarrit.

Viktima është identifikuar si një 35-vjeçar me mbiemër Alliaj, i cili ndodhej në fshat për të vizituar të afërmit e tij.

Sipas banorëve viktima është nga fshati Levan i Fierit.

Sipas informacioneve paraprake, ai kishte shkuar tek djali i xhaxhait të tij në Gjorm, kur ka ndodhur dhe krimi.

Vlorë/ Informacion paraprak

Sot, në fshatin Gjorm, Vlorë, në rrethana ende të paqarta, është gjetur pa shenja jete nga familjarët e tij, shtetasi D. A., 36 vjeç, banues në Fier. Nga veprimet paraprake, gjatë këqyrjes së trupit, i janë konstatuar plagë të dyshuara të shkaktuara me armë zjarri.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po kryen këqyrjen e vendit të ngjarjes dhe të gjitha veprimet hetimore për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit.