Pas golit të mbrojtësit të kombëtares shqiptare, Al Ittihad vazhdoi të shtynte dhe arriti të shënontenjë tjetër gol, duke siguruar një pikë të artë në këtë transfertë tejet të vështirë.

Mitaj, i cili po fiton gjithnjë e më shumë besimin e trajnerit Sergio Conceição, ishte sërish titullar dhe reagimi i tij në momentet vendimtare konfirmon vlerën e tij në këtë skuadër.

Një ndeshje dramatike, një fund epik dhe një tjetër dëshmi se Mitaj po rritet e po tregon karakter në nivele të larta.

", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2025/November/01/auto_Screenshot_2025-11-01_1820251762017666.png", "width": 900, "height": 430 } }

VIDEO/ Spektakël dramatik! Mario Mitaj shënon në minutën 96', Al Ittihad bën mrekullinë pas disavantazhit 0-4

Mario Mitaj ishte protagonist absolut këtë mbrëmje në Arabinë Saudite, teksa Al Ittihad arriti një barazim të pabesueshëm 4-4 ndaj Al Khalej, në një sfidë ku gjithçka dukej e humbur. Pas vetëm 47 minutash lojë, ekipi i mbrojtësit shqiptar ishte në disavantazh të katër golave, duke lënë përshtypjen se sfida ishte mbyllur shumë herët.

Por Al Ittihad nuk u dorëzua. Pavarësisht se luajti me 10 lojtarë që nga minuta e 32-të për shkak të kartonit të kuq të marrë nga Fabinho, skuadra reagoi në mënyrë të jashtëzakonshme. Diaby realizoi dy gola për Al Ittihad, duke kthyer shpresat për rezulatat pozitiv, por momenti kulmor erdhi në minutën e 96-të, kur Mario Mitaj u ngjit në zonë dhe shënoi golin e 4-3. Por ende nuk kishte përfunduar.