Përplasja juridike mes Sonila Bejtes dhe Ilir Rusmailit - Begaj shpall brenda brenda ditës vakancën në kushtetuese

Ditën e djeshme (31 tetor), Gjykata Kushtetuese, në një seancë maratonë, dëgjoi pretendimet e Erion Veliajt, i cili ka ankimuar në këtë gjykatë shkarkimin nga detyra që i është bërë nga Edi Rama përmes Këshillit Bashkiak dhe dekretit të Bajram Begajt për shpalljen e zgjedhjeve në Tiranë, pa u marrë parasysh pranimi që Kushtetuesja i bëri kërkesës së Veliajt.

Ajo që ra në sy gjatë seancës ishte përplasja e fortë juridike mes anëtares së Gjykatës Kushtetuese, Sonila Bejtja, e cila ishte edhe relatore e çështjes dhe përfaqësuesit ligjor të presidentit, Ilir Rusmaili.

LEXO EDHE: Shkarkimi i Sonila Bejtjas/ Kushtetuesja shkel Kushtetutën, përplasje mes gjyqtarëve: Shkelet shteti i së drejtës

Menjëherë pas seancës, e cila ishte publike dhe u transmetua në të gjitha mediat, zyra e Presidentit Begaj publikoi dekretin për shpalljen e procedurës së aplikimit për plotësimin e vendit vakant të gjyqtarit në Gjykatën Kushtetuese të Shqipërisë — pra, për zëvendësimin e Sonila Bejtes, së cilës iu ndërpre mandati në mënyrë antikushtetuese dhe antiligjore nga Begaj dhe Sokol Sadushi.

LEXO EDHE: 'Harakiri' i Kushtetueses/ I 'nënshtrohet' skenarit Begaj-Sadushi, shkurton mandatet e 5 gjyqtarëve

Megjithatë, Bajram Begaj mund ta nxirrte këtë dekret edhe më herët, pra para seancës për Veliajn, pasi vendimi për mandatin e Bejtes ishte marrë më parë; ose mund ta nxirrte edhe më vonë, njëkohësisht me Parlamentin kur të shpallej vakanca për anëtaren tjetër, Elsa Toska, pasi sërish nuk kishte ndonjë ngut emergjent. Por dekreti shpallet fiks në të njëjtën ditë kur ndodhi përplasja juridike mes Sonila Bejtes dhe Ilri Rusmailit.