Detaje të reja/ Faruk Fatih Ozer i jep fund jetës në burgun e sigurisë së lartë, u gjet i varur me çarçaf në derën e banjës
Faruk Fatih Ozer, i cili ndodhej në një burg të sigurisë së lartë në Tekirdagit, dyshohet se i ka dhënë fund jetës. Ai është gjetur i varur në një çarçaf në derën e banjës, ndërsa Prokuroria ka nisur hetimet. Trupi i bosit turk të kriptomonedhave u dërgua në Institutin e Mjekësisë Ligjore për autopsi.
Arrestimi në plazhet e Jugut
Faruk Fatih Özer, themeluesi i platformës së shkëmbimit të kriptovalutave Thodex, u arrestua në Shqipëri më 30 Gusht 2022, pasi u arratis nga Turqia, vend që e kishte shpallur në kërkim ndërkombëtar.
Bosi i shumekerkuar jetonte ne lagjen “5 Maji”, në Elbasan, por u kap ne nje nga plazhet ne Jug te vendit.
Faruk Fatih Özer dyshohet se ka mashtruar rreth 400 mijë persona nëpërmjet platformës “Thodex”, bursë kriptovalutash e themeluar në vitin 2017 në Turqi.
LEXO EDHE: U arrestua në Shqipëri/ Gjendet i vdekur në burg bosi i kriptomonedhave
Prokuroria në Stamboll nisi hetimet kundër Özer, i cili dyshohet për krimin e “mashtrimit të kualifikuar”.
Raporti kundër tij thotë se ka pasur një problem me tërheqjen e parave në llogaritë bankare në bursë për shtatë ditë dhe se bursa u mbyll plotësisht më vonë.
Gjithashtu u theksua se faqja në internet “www.thodex.com” nuk është në dispozicion për dy ditë. Kjo ishte një faqe me rreth 400 mijë përdorues, përfshirë 390 mijë përdorues që tregtonin në mënyrë aktive kriptovaluta dhe financonin investime.
Përdorues të shumtë të “Thodex” postuan në mediat sociale se nuk kishin qasje në bursë dhe se nuk kanë mundur të transferojnë paratë e tyre në llogari për disa kohë.
Policia turke ka vënë në pranga 62 persona në lidhje me hetimin për mbylljen e një platforme të tregtisë së kriptomonedhave dhe pas arratisjes së Faruk Fatih Özer, themeluesit të “Thodex”.