Vdekja e Fatos Nanos, 2 nëntori shpallet ditë zie, të dielën homazhet për ish-kryeministrin
Qeveria ka shpallur 2 nëntorin ditë zie, në nder të ish-kryeministrit të ndjerë Fatos Nano.
Po ditën e diel do të mbahen në Pallatin e Kongreseve edhe homazhet të cilat do të nisin në orën 08;30.
Në të gjitha institucionet shtetërore dhe publike flamuri kombëtar do të ulet në gjysmë shtize.
Në orën 12:00, në nderim të tij, do të ndërpriten të gjitha veprimtaritë dhe do të mbahet një minutë heshtje në mbarë vendin.
Homazhet dhe Ceremonia Shtetërore
Pallati i Kongreseve, Tiranë
•08:30 – 11:00 – Homazhe publike
•11:15 – 11:45 – Homazhe shtetërore dhe nderim nga personalitetet
•12:05 – Ceremonia funebre shtetërore e lamtumirës