'Ediot a të shijuan pushimet ...'/ Rrini të vëmendshëm! Çfarë po paralajmëron Çim Peka?
Gazetari Çim Peka ka reaguar ashpër pas vendimit të SPAK për të mos marrë masë sigurie ndaj zv/kryeministres Belinda Balluku, ndonëse emri i saj del në dosjen e hetimeve për tenderin e tunelit të Llogarasë.
Në një reagim në rrjetet sociale, Peka shigjeton drejtpërdrejt Edi Ramën dhe e lidh çështjen me të ashtuquajturën ‘dosja Balluku’, duke nënvizuar se aty përfshihet edhe vetë kreu i qeverisë.
‘Arachova është thembra e Akilit e dosjes Balluku që përfshin dhe Ramën.
Ediot, ta kanë nis besoj emailin e kompanisë që fitoi tenderin e Llogarasë, ku pronari pyet Berberin: a ju shijuan pushimet dhe a ju pëlqeu hoteli?
Je bashkë me Ballukun e Berberin në dosje.
Pyetja është: pse SPAK po vepron me dy standarde?
Ps: Rrini të vëmendshëm!’
Peka lë të kuptohet se ekzistojnë komunikime komprometuese mes kompanisë fituese të tenderit dhe zyrtarëve të qeverisë, që mund të hedhin dritë mbi lidhjet mes biznesit dhe pushtetit në këtë aferë.
Ky paralajmërim vjen në një moment kur opinioni publik kërkon llogari nga SPAK për zbatimin e një drejtësie të barabartë, pa mbrojtje politike.