S'e mbajnë më nervat, 49-vjeçarja i ngul thikën motrës së madhe

Një sherr i ashpër ndërmjet motrash në moshë madhore në Tiranë ka çuar deri në plagosjen e së madhes nga më e vogla dje në orën 18:00.

Klementina A, 49 vjeçe, banuese në rrugën “Karaman Ylli”, Tiranë, në shtëpinë e saj, ka  rrahur dhe kërcënuar duke e goditur deri edhe me thikë në dorë motrën, 9 vjet më madhe, V. A..

58-vjeçarja V.A. kërkoi ndihmën e policisë dhe iu plotësua edhe kërkesë padia për lëshimin e urdhërit të mbrojtjes së menjëhershëm.

Pas kësaj, policia e Tiranës arrestoi Klementina A. dhe i sekuestroi thikën. Ajo do të akuzohet “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.