'Nuk është e lehtë'/ Kourtney Kardashian flet rrallë për bashkëprindërimin me Scott Disick
Në episodin më të fundit të serialit “The Kardashians”, Kourtney Kardashian Barker ka ndarë detaje të rralla për mënyrën se si ajo dhe ish-partneri i saj, Scott Disick, arrijnë të bashkëprindërojnë tre fëmijët e tyre.
Gjatë xhirimeve për fushatën e markës së saj Lemme, ku bashkëpunoi me modelen Julia Fox, Kourtney, 46 vjeç, foli për jetën familjare dhe dëshirën për të pasur një tjetër fëmijë.
Fox, e cila ka një djalë me ish-bashkëshortin e saj, i tha:
“Dua aq shumë të kem edhe një fëmijë, por s’e di me kë.”
Kourtney iu përgjigj me sinqeritet:
“Prit momentin e duhur. E mendoj shpesh, sepse të kesh prindërit bashkë është ëndërr. Por është në rregull, shumë njerëz e bëjnë edhe të ndarë.”
Më vonë, në një rrëfim për kamerën, themeluesja e Lemme foli për marrëdhënien e saj me Disick, me të cilin ndan tre fëmijë: Mason (15), Penelope (12) dhe Reign (10).
“Me bashkëprindërimin gjithmonë përpiqesh të jesh korrekt, të qëndrosh në të njëjtën linjë me tjetrin. Nuk është e lehtë,” – tha Kourtney.
Në një episod të mëparshëm, Scott Disick kishte treguar për Khloé Kardashian se po mendonte të largohej nga Los Angeles për t’u rikthyer në New York, pasi ndjehej i izoluar në komunitetin e tyre të mbyllur në Hidden Hills.
“Kam menduar për një kohë… Kalifornia është bërë e çmendur, zjarret ishin të frikshme. Mendoj se do të kthehem në New York,” – i tha ai Khloé-s.
Disick shtoi se Mason mund të shkonte me të dhe të ndiqte shkollën në Manhattan, ndërsa Penelope dhe Reign do t’i vizitonte rregullisht.
Kourtney aktualisht është e martuar me muzikantin Travis Barker, me të cilin ka një djalë, Rocky Thirteen, 23 muajsh.