Ndarja nga jeta e Nanos/ Rama mesazh ngushëllimi me dy fjalë…
Pa ndarjes nga jeta të ish kryeministrit Fatos Nano shumë eksponentë të së majtës, por jo vetëm, kanë ndarë mesazhe në rrjetet sociale dhe kanë shprehur ngushëllime për familjarët e Nanos.
Ndërkohë kreu i rilindjes, ai që Nano e mori me “thonj të paprerë” nga Parisi ka postuar një mesazh me dy fjalë për njeriun që e promovoi në politikë.
“Lamtumirë kryetar”, shkruan kreu aktual i PS Edi Rama për ndarjen nga jeta të Fatos Nanos.