Ndahet nga jeta ish-kryeministri Fatos Nano
Ish-kryeministri i Shqipërisë, Fatos Nano, është ndarë sot nga jeta në moshën 73-vjeçare.
Prej disa javësh, Nano ndodhej në reanimacion në një prej spitaleve private të Tiranës, ku po mbahej nën kujdesin e mjekëve. Sipas burimeve, gjendja e tij shëndetësore ishte rënduar ndjeshëm gjatë ditëve të fundit.
Mësohet se shkaku i vdekjes ka qenë arresti kardiak, ndërkohë që ish-kryeministri kishte kaluar më herët probleme me frymëmarrjen.
Fatos Nano, një nga figurat më të rëndësishme të politikës shqiptare pas viteve ’90, ka shërbyer si kryeministër dhe ka qenë themelues dhe kryetar historik i Partisë Socialiste të Shqipërisë.