Pacolli del nga prokuroria: Aeroporti do të bëhet, çështja në prokurori është mes nesh
Biznesmeni i njohur nga Kosova, Behgjet Pacolli është paraqitur në Prokurorinë e Tiranës.
Mësohet se ai është pyetur për një çështje në hetim, lidhur me aeroportin e Vlorës.
Ai qëndroi për 4 orë në prokurorinë e Tiranës ku u mor në pyetje për mosmarrëveshjet në lidhje me aksionerët e tjerë në projektin e aeroportit të Vlorës.
Pacolli nuk dha detaje nga hetimi, por gazetarëve që e prisnin në dalje të prokurorisë iu përgjigj duke thënë se “aeoroporti do të bëhet”.
Pacolli: Unë isha këtu për të dhënë dëshmi për përgjigjen penale që ne kemi parashtruar dhe si person i informuar me duket se është e drejtë që të shkoi dhe të tregoj kronologjinë e çështjeve.
Pala tjetër ka bërë kallëzim, ne i jemi përgjigjur kallëzimit të tyre.
Isha këtu për kallëzimin që vëllai im ka bërë ndaj disa personave që ju e dini ndaj kujt, dhe un isha si person i informuar, për të plotësuar ose për të dhënë informata për këtë çështje.
A keni patutr takime me Edi Ramën për këtë çështje?
Këtu nuk ka të bëjë asgjë qeveria. Është e padrejtë të përmendet dikush nga qeveria. Nuk ka qeveria këtu asgjë.
Unë e kam lënë në duart e drejtësisë dhe unë besoj shumë në vendimet gjyqësore dhe do të veproj sipas vendimeve gjyqësore.