'Mos u habit o lal'/ Gazetarja-Veliajt: Tani po përjeton shpejtësinë me të cilën dikur anashkaloje Këshillin Bashkiak!
Gazetarja e Syri TV, Ambrozia Meta, ka reaguar në rrjetet sociale pas deklaratave të kryebashkiakut Erion Veliaj, i cili u shpreh i habitur dhe i shqetësuar për miratimin e 8 vendimeve nga Këshilli Bashkiak të Tiranës brenda një dite për shkarkimin e tij me urgjencë.
Meta ironizoi reagimin e Veliajt, duke shkruar: “Mos u habit o lal! Ka ardhur koha që të shijosh shpejtësinë dhe lehtësinë e qenies, me të cilën dikur ti vetë anashkaloje Këshillin Bashkiak dhe firmosje në emër të tij për inceneratorin e Tiranës.”
Postimi i plotë:
Erion Veliaj u shfaq i habitur dhe i shqetesuar, për faktin që Keshilli Bashkiak brenda një dite, ka miratuar 8 vendime për ta shkarkuar me urgjencë.
Mos u habit o lal! Ka ardhur koha qe të shijosh shpejtësinë dhe lehtesinë e qenies, me të cilën dikur ti vetë anashkaloje Këshillin Bashkiak dhe firmosje në emër të tij për inceneratorin e Tiranës.