VIDEO/ Veliaj paralelizon veten me Byberin: Atë e privilegjuan, mua jo
Në një reagim ndaj pyetjejes së gjyqtares, Holta Zaçe, të cilën e cilësoi si “targetuese”, Erion Veliaj ka denoncuar një praktikë e standard të dyfisht, duke vënë në pah dallimin në trajtimin e situatës së tij me atë të Bashkisë së Tropojës, Rexh Byberi.
Sipas tij, pyetja do të ishte e ndershme nëse do t'u drejtohej qytetarëve të Tropojës, të cilët kanë qëndruar pa kryetar bashkie për 11 muaj, një situatë për të cilën duket se nuk ka pasur të njëjtin nivel shqetësimi.
“Fakti që ju nuk e pyesni këtë për dikë tjetër që është në një gjendje të përkohshme më të gjatë se imja, tregon që po bëni një diferencim,” deklaroi ai, duke theksuar se për sa kohë delegimet e kryetarit të Bashkisë Tropojë kanë qenë të vlefshme dhe nuk kanë përbërë shqetësim, i njëjti parim duhet të vlente edhe për rastin e tij.
Veliaj e përshkroi delegimin e vullnetit të tij si pasojë të një “pamundësie të organizuar nga vetë shteti”, duke shtuar se pyetje të tilla të çojnë në një “labirint” ku një pjesë e shtetit ka kapur pjesën tjetër, duke e “bërë mullar padrejtësinë”.
Në përfundim, Veliaj bëri thirrje që vëmendja të përqendrohej te çështje me rëndësi më të madhe, si masat e paraburgimit dhe disproporcionaliteti, duke argumentuar se mbajtja e dy standardeve nuk prodhon drejtësi.
Veliaj: I nderuar, sigurisht kjo pyetje do të ishte e ndershme nëse do t'ia bënit një qytetarëve të Tropojës. Pra, në qoftë se për ata jeni okay që të rrinë 11 muaj pa kryetar bashkie dhe nuk e bëjnë këtë pyetje, po kjo specifikon vetëm një njeri dhe targeton vetëm një njeri, kjo nuk më duket normale. Fakti që ju nuk e pyesni këtë për dikë tjetër që është në një këtë gjendje të përkohshme më të gjatë se imja, tregon që po bëni një diferencim në këtë, në këtë rast. Kështu që për sa kohë që kanë qenë të vlefshme delegimet e kryetarit të Bashkisë së Tropojës dhe nuk ju ka shqetësuar, ç'duhet t'ju shqetësojë fare fakti që unë në të njëjtën mënyrë kam bërë delegimin e vullnetit tim. Nga një pamundësi të organizuar nga vetë shteti. Dhe mua më duket që futemi në një labirint me këto pyetje, ku praktikisht po thoni, meqë një pjesë e shtetit ka kapur pjesën e shtetit tjetër, po ta bëjë mullar padrejtësinë. Ndërkohë që do ishte shumë në dobi të vendit, në radhë të parë, por dhe të integritetit të zyrës që përfaqësoni, që ju të shqetësoheni për masat e paraburgimit, që ju të shqetësoheni për disproporcionalitetin dhe duke bërë këto gabime nuk po prodhoni më drejtësi, duke mbajtur dy standarde.