Roberto Bordin nuk është më në krye të Tiranës, pasdite bëhet prezantimi i trajnerit të ri

Roberto Bordin nuk do të jetë më trajner i Tiranës.

Është arritur akordi mes palëve që italiani mos vazhdojë në krye të bardhebluve.

Është anuluar stërvitja e paradites dhe do të zhvillohet pasdite ku do të prezantohet edhe trajneri i ri, Ardian Nuhiu.

Pasi përfundoi bashkëpunimin me Gjilanin ku qëndroi për 1 vit e gjysmë, tashmë ai do të drejtojë kryeqytetasit.