E rëndë në Vlorë, burri ndërron jetë duke bërë palestër
Një ngjarje e rëndë është shënuar në qytetin e Vlorës, ku një shtetas italian ka humbur jetën gjatë ushtrimeve fizike në një palestër.
Sipas njoftimit zyrtar të Policisë, më datë 30 tetor 2025, shtetasi F. C., 65 vjeç, banues në Itali, ka ndërruar jetë ndërsa po kryente aktivitet fizik. Nga të dhënat paraprake dyshohet se vdekja ka ardhur për shkaqe natyrale.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë kanë referuar materialet në Prokurori për vlerësim dhe për veprimet e mëtejshme procedurale.
Trupi i pajetë i 65-vjeçarit është dërguar në morg për ekspertizë mjeko-ligjore, ndërsa po vijon hetimi për të sqaruar plotësisht rrethanat e ngjarjes.