Komisioni i Ligjeve shqyrton kërkesën e opozitës për shkarkimin e presidentit Begaj
Komisioni i Ligjeve u mblodh të premten për të shqyrtuar kërkesën e opozitës për shkarkimin e presidentit Bajram Begaj.
Gjin Gjoni, në emër të opozitës prezantoi kërkesën për shkarkimin e presidentit, “për shkelje të rëndë të Kushtetutës”.
“Ka cenuar rëndë besimin e publikut për shkak se gjenerimi i të ardhura nga veprimtari private nga Bega dhe i biri nga kompani private në marrëdhënie kontraktuale me Presidencën krijon perceptimin e përfitimeve të padrejta personal. Të gjitha konsiderohen shkelje të rënda të kushtetutës”, tha Gjoni.
Komisioni i Ligjeve pritet të dalë me raport sa i takon kësaj çështjeje që i shkon më pas seancës plenare. Në seancë plenare zhvillohet debat për këtë çështje dhe më pas vendoset në lidhje me raportin e Komisionit të Ligjeve.