Biznesmeni Behgjet Pacolli paraqitet në Prokurorinë e Tiranës

Biznesmeni i njohur nga Kosova, Behgjet Pacolli është paraqitur në Prokurorinë e Tiranës.

Burime për mediat bëjnë të ditur se Pacolli po pyetet për një çështje në hetim, lidhur me aeroportin e Vlorës.

Javët e fundit Pacolli ka patur përplasje me ortakët e tij, pjesë të koncesionarit që po ndërton aeroportin.

Behgjet Pacolli, shpjegon gazetari i Syri tv Fatjon Gjinaj, është edhe kallëzues edhe i kallëzuar në organin hetues të kryeqytetit.

Ai është kallëzuar nga ortaku Valon Ademi, ndërsa Pacolli kallëzoi Valon Llukën, noteren Bona Selimi dhe aksionerin Valon Ademi.

Biznesmeni po pyetet në institucionin e akuzës nga prokurori Ndini Tavani.