Rama fsheh takimin me Alex në Francë, por Soros nuk e lëshon ‘kukullën’, dalin fotot e bashkëshorteve
Edi Rama mori pjesë sot në Forumin e Paqes në Paris, një ngjarje e organizuar prej vitesh nga George Soros dhe ku nuk mungoi djali i tij, Alex Soros.
Megjithatë, Rama duket se ka bërë çdo gjë për të shmangur dokumentimin e takimit të drejtpërdrejtë me padronin e tij, Alex Soros.
As Rama, as Alex Soros nuk publikuan foto së bashku. Madje, edhe kur Rama mori pjesë në dasmën e Alex Sorosit, nuk u publikua asnjë imazh nga Rama, por mesa duket dhëndri i shpërndau ato diku.
Nga forumi i Parisit Rama u mundua përsëri të shmanget, mirëpo, në një foto të publikuar nga Linda Rama zbulohet se ata kanë qenë në të njëjtin panel pranë Kullës Eiffel, edhe pse kryeministri ka bërë kujdes që të mos shihet bashkë me ta.
Duket se Rama po tenton të luajë një lojë të kujdesshme: të mos shfaqë lidhjen me Sorosin për të shmangur reagimet negative nga administrata e Donald Trump, për të cilinë Soros është futur në një shkallë të gjerë hetimi për nxitje trazirash me organizatat e tij të ekstremit të majtë për të nxitur destabilitet në shumë shtete të SHBA-ve.
Soros vazhdon të përdorë Ramën si një “kukull” të dobishme për të dërguar mesazhe dhe për vijuar sulmet e tij kundër politikave të presidentit Trump.
Kjo situatë tregon një kontrast të qartë: ndërsa Rama përpiqet të fshehë raportet, Soros vazhdon të bëjë lëvizjet e tij strategjike, duke mos hequr dorë nga mundësia për të përdorur ndikimin e tij politik në skenën ndërkombëtare kundër Trump.