Mazhoranca i mohoi ngritjen e Komisioneve Hetimore, PD thërret mbledhjen e posaçme të Grupit Parlamentar
Partia Demokratike ka dalë me një njoftim të rëndësishëm, pas braktisjes së seancës parlamentare maratonë këtë të enjte.
Në njoftimin zyrtar të PD, thuhet se të premten e 31 tetorit, do të bëhet një mbledhje e posaçme e Grupit Parlamentar të PD.
Mbledhja do të ketë në fokus, situatën e krijuar këtë të enjte në Kuvend, me mohimin e të drejtave kushtetuese të opozitës për ngritjen e komisioneve hetimore parlamentare nga ana e mazhorancës.
Njoftimi
Nesër, e premte datë 31 Tetor, ora 12:00, mbledhje e posaçme e Grupit Parlamentar të PD lidhur me situatën e krijuar sot në Kuvend me mohimin e të drejtave kushtetuese të opozitës. Lutem të mos ketë asnjë mungesë për shkak të rëndësisë së mbledhjes.