Berisha: Ju po shkelni Kushtetutën duke bllokuar çdo hetim që kërkohet për Ramën! Por tani kur t’ia nxjerrë Lubia një nga një, çfarë do bëni ju?
Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha akuzon mazhorancën se po bllokon hetimet ndaj Edi Ramës dhe po vepron në shkelje të Kushtetutës: ‘ju po shkelni Kushtetutën duke bllokuar çdo hetim që kërkohet për Ramën!’.
Ai paralajmëron se hetimet do të dalin hap pas hapi, duke thënë se kur ‘Lubia’ t’i nxjerrë ‘një nga një’, pushteti nuk do të ketë rrugë shpëtimi, përsërit shpesh pyetjen retorike: ‘çfarë do bëni ju?’.
Berisha i jep përmasë ndërkombëtare çështjes, duke akuzuar se kryeministri shqiptar ‘korruptoi kreun e kundërzbulimit të SHBA’, dhe e paraqet situatën si një skandal me rëndësi të madhe globale që ‘merr një dimension makbethian’.
Pjesë nga fjala e kreut të PD-së, Sali Berisha:
Pra, nuk shpëtoni dot nga këto.
Por ka një dimension ndërkombëtar tmerrësisht të rëndësishëm. Ish-njeriu që duhej të siguronte vendin e tij nga korrupsioni, vendi i tij udhëhiqte NATO-n, korruptohet nga vendi më i vogël më i parëndësishëm i NATO-s, nga Shqipëria. Nga kryeministri i saj.
E kuptoni se çfarë dimensioni makbethian merr kjo?
Si mundet ju të pengoni komisionin hetimor parlamentar?
Mendoni ju se kryeministri juaj do ta kapërcejë? Absolutisht kurrë.
Prandaj zoti kryetar do bësh një gabim të madh historik që të bllokosh... do shkelësh Kushtetutën për hir të një akti superskandaloz të Edi Ramës, i cili korruptoi kreun e kundërzbulimit të SHBA për hir të karrigeve të tij, për të luftuar opozitën në mënyrën më të pandershme.
Ne nuk ndahemi, ju po shkelni Kushtetutën e vendit.
Ju bllokoni çdo hetim që kërkohet për Edi Ramën.
Por tani kur t’ia nxjerrë Lubia një nga një, çfarë do bëni ju?
Ja nesër e rregulluat se i bëtë dy gjyqe në njëjtën ditë, që të vrasësh me zhurmë njëra-tjetrën, edhe Erioni, edhe Lubia.
Mirë këtë e bëtë? Po ç’do bëni ditën tjetër?