‘Akt i rëndë ndaj Kushtetutës nëse s’lejoni Komisionin Hetimor’, Bylykbashi: E drejtë e opozitës!
Nënkryetari i PD, Oerd Bylykbashi i kërkoi me vendosmëri kryeparlamentarit Niko Peleshi, që Kuvendi të miratojë kërkesën e opozitës për ngritjen e komisioneve hetimore parlamentare, një e drejtë kjo sipas tij e sanksionuar jo vetëm në Rregullore por edhe në Kushtetutë.
Sipas Bylykbashit, ngritja e komisioneve hetimore parlamentare, është instrumenti i vetëm i opozitës për të kontrolluar qeverinë, porse shtoi se këtë të drejtë të sanksionuar me ligj e Kushtetutë, mazhoranca kërkon ta zhbëjë.
Ngitja e komisionit kur e kërkon ¼ e deputetëve është e detyrueshme, neni 5 thotë të njëjtën gjë, e detyrueshme. Neni 77 i kushtetutës, Kuvendi ka të drejtë që me kërkesë të ¼ është i detyruar...për një komision të posaçëm. Në çdo rast objekti i GJK, s’mund të ngushtohet, apo anulohet. Jemi detyruar më 24 dhjetor 1024, të bëjmë një marrëveshje politike të mbështetur nga BE, për dekriminalizmin, një nga pikat ishte zbatimi i vendimeve të GJK për komisionet hetimore.
Pas një nr.vendimesh të GJK u detyruat ‘i ngrinit për disa kohë, kur kuptuat se po ju nxirrnin probleme donit t’i hiqnit, nëse ju me vendimin që bëni, zhbëni ngritjen e komisionit është më e rëndë së çdo instrument që ka opozita. Vendosni komisionin për të kontrolluar qeverinë, dhe mbi të gjitha për të gjetur përgjegjësin e zgjidhjen në të ardhmen, s’mund t’ia hiqni të drejtën opozitës për Komisione Parlamentare Hetimore.